Turqi, ambasadorët e 10 vendeve thirren në Ministrinë e Jashtme

12:31 | 19 Tetor 2021
V. S.

Ambasadorët e 10 vendeve në Ankara, përfshirë SHBA-në, Gjermaninë dhe Francën u thirrën në Ministrinë e Jashtme për shkak të deklaratave të tyre lidhur me Osman Kavala, raporton Anadolu Agency.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se ambasadorët e SHBA-së, Gjermanisë, Danimarkës, Finlandës, Francës, Holandës, Suedisë, Kanadasë, Norvegjisë dhe Zelandës së Re u thirrën në ministri për arsye të deklaratave të tyre në lidhje me çështjen ku gjykohet Osman Kavala.

Ambasadorët e lartpërmendur nga llogaritë e tyre të medias sociale pretenduan se çështja e gjykimit që vazhdon për Osman Kavala hedh hije mbi demokracinë dhe mbisundimin e ligjit në Turqi dhe bënë thirrje për lirimin e Kavalas.

Ambasadorët pritet të mbërrijnë në ministri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme