Google ADS

Turqi, 73 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

23:42 | 25 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Turqia raportoi 9.572 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 658 pacientë simptomatikë, dhe 73 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkur në 2.674.766 milionë, kurse numri i të vdekurve në 28.358, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth 6.210 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 2.546.503 milionë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 1.192, treguan shifrat e fundit.

Mbi 32,81 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 126.527 gjatë ditës së kaluar.

Më 14 janar, Turqia nisi fushatë masive të vaksinimit kundër COVID-19.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, Turqia ka zbatuar kufizim të lëvizjes për të frenuar përhapjen e virusit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme