Në Turqi, rreth 500 të dyshuar, përfshirë gjeneralë dhe pilotë ushtarakë, dolën sot para gjyqit të akuzuar si udhëheqës të përpjekjes për grushtin e dështuar të shtetit vitin e kaluar. Ata akuzohen gjithashtu se ndërmorën sulme nga një bazë ajrore në Ankara.
Kleriku me banim në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, të cilin qeveria turke e akuzon për grusht shteti, është cilësuar si i pandehuri kryesor në këtë çështje dhe do të gjykohet në mungesë. Gulen mohon se është përfshirë në përpjekjen për grusht shteti.
Ish-komandanti i forcave ajrore, Akin Ozturk dhe të pandehur të tjerë të stacionuar në bazën ajrore Akinci, në periferi të Ankarasë, akuzohen për drejtimin e grushtit të shtetit dhe bombardimin e ndërtesave kryesore qeveritare, duke përfshirë parlamentin.
Shumë prej të dyshuarve përballen me burgim të përjetshëm për krime që përfshijnë shkelje të Kushtetutës, vrasje, përpjekje për të vrarë presidentin dhe përpjekje për të përmbysur qeverinë./voa
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...