Turma rrah për vdekje burrin e akuzuar për përdhunimin e shtatzënës dhe 4-vjeçares

20:00 | 30 Maj 2018
Arbresh.info

Në internet është shfaqur një video, ku shihet se si masa e nervozuar rrah brutalisht burrin e akuzuar për përdhunimin e shtatzënës dhe vajzës së saj katërvjeçare. Si rezultat i këtij sulmi, është dashur të intervenojnë policia.

Ngjarjet rrëqethëse janë filmuar në Soledad në pjesën veriore të Kolumbisë, kurse burri që është rrahur brutalisht nuk i ka mbijetuar plagëve dhe është shpallur i vdekur në spital, transmeton Telegrafi.

Ai ishte i njohur me nofkën “Boca de Perro” (goja e qenit), dhe ka qenë përdhunues serik. Raportohet se të paktën katër vajza i ka përdhunuar në mesin e tyre një vajzë shumë e vogël, kurse mediat lokale raportojnë se ka përdhunuar edhe një grua shtatzënë.

Pasi që e kanë rrahur brutalisht, në video shihet burri i shtrirë në tokë i mbuluar në gjak. Por, është interesant se masa kishte menduar se ka vdekur, dhe pasi që fillon të lëviz ata i vërsulen sërish duke e goditur me mjete të forta.

Pasi që policia u shfaq në vendin e ngjarjes, për ta qetësuar turmën janë detyruar të gjuajnë me revole në ajër, por edhe ky tentim nuk u bëri shumë punë, pasi që ata vazhdonin ta gjuanin me gurë dhe mjete tjera të metalta përdhunuesin.

Edhe pse e dërguan me urgjencë në spital ai atje është shpallur i vdekur, ndërsa disa orë para se të ndodhte kjo, një vajzë 17-vjeçe i kishte thënë familjarëve të saj se ishte pikërisht ai burrë që e kishte përdhunuar së fundmi.

“Ai i kishte thënë se nuk guxon t’i tregoj askujt. E dinte se i kishte dy vëllezër, dhe e dinte ku jetojmë. E kishte kërcënuar se do të na vriste të gjithëve nëse i tregon dikujt se çfarë kishte ndodhur”, ka deklaruar nëna e saj.

Ajo ka shtuar se përdhunuesi nuk kishte mbrojtur mjete kontraceptive derisa kishte përdhunuar bijën e saj, dhe pirë marihuanë dhe kokainë.

Banorët e kësaj zone kanë deklaruar se kjo nuk është hera e parë që gjëra të tilla kishte bërë ky burrë. Ata thjesht ishin lodhur me mosreagimin e policisë, dhe kështu kishin vendosur ta marrin drejtësinë në duart e tyre.

Përdhunuesi fillimisht ishte fshehur në male, ku kishte vënë një dyshek dhe përreth tij kishte rrobat e viktimave. Ato kanë pranuar se ishin sulmuar derisa kishin vizituar këtë zonë, duke i kërcënuar me thikë në fyt. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme