Përpjekjet për grusht shteti, kërcënime terroriste dhe vazhdimisht përleshje verbale mes përfaqësuesve të qeverisë gjermane dhe asaj turke, kush dëshiron të shkojë ende në Turqi në këto rrethana, pyet “Deutsche Welle”.
Përgjigja është befasuese: shumë. Ministria turke e Kulturës dhe e Turizmit prezantoi së fundi të dhënat për pranverën. Përfundimi: në prill 2017 kishte pasur për herë të parë që nga viti 2015 më shumë turistë; në krahasim me fillimin e vitit, numri i turistëve është rritur me gati 20 për qind.
Ruset dhe gjermanët përbëjnë shumicën e turistëve në Turqi. Sipas Shoqatës gjermane të Turizmit, janë sidomos familjet që preferojnë ofertat “all-inclusive” në bregdetin turk.
Shumë hotele kanë investuar shumë në këtë drejtim dhe shteti e ka zgjeruar shumë infrastrukturën turistike dhe atë rrugore. Turizmi është një sektor i rëndësishëm i ekonomisë turke. Ai sjell rreth 13% të prodhimit bruto të vendit, shkruan TCh.
Sulmet në fillim të vitit 2016 në Stamboll, ku gjetën vdekjen edhe gjermanë, si dhe përpjekja për grusht shteti shkaktuan një rënie prej 40% të ardhurave nga turizimi. Pasi lideri i Kremlinit Vladimir Putin e shfuqizoi urdhrin e ndalimit të avionëve çarter nga Rusia drejt Turqisë numri i turistëve rusë është pesëfishuar deri në pranverën e këtij viti.
Vendimi për ndalimin e udhëtimeve turistike në Turqi u mor pas goditjes së një avioni ushtarak rus nga trupat turke.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I