Me çmimet globale të naftës në rënie, Arabia Saudite po kthehet në një burim tjetër natyror. Vendi fiton miliarda dollarë nga turizmi fetar, përderisa mbretëria strehon pelegrinazhin vjetor të Haxhit.
Dyqanët që mbushin sheshin pranë Xhamisë së Madhe të Mekës, ulin tendat vetëm në kohët e lutjes dhe i hapin ato 2 ose 3 minuta pasi të përfundon rituali fetar, transmeton portali arbresh.info
Autoritetet saudite kanë raportuar se 2.35 milionë myslimanë kanë marrë pjesë në pelegrinazhin e Haxhit gjatë këtij viti.
Prej tyre, rreth 1.75 milionë pelegrinë janë nga 168 vende të ndryshme të botës, shkruan agjensia shtetërore e lajmeve PS.
“Paratë që kanë shpenzuar pelegrinët gjatë këtij viti mund të arrijnë shifrën nga 20 deri në 25 miliardë rijal ( 5.3 deri në 6.7 miliardë dollarë)”, tha Maher Jamal, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Mekës.
Ai ka theksuar se kjo vlerë shënon një rritje prej 70 përqind nga viti i kaluar.
Jamal për AFP ka theksuar se rritja e të ardhurave buron nga një rritja prej 20 përqind e pelegrinëve në krahasim me vitin e kaluar.
Secili prej tyre kontribuon me mijëra dollarë në ekonominë e brendshme të vendit, duke shpenzuar para për ushqim, strehim, suvenire dhe dhurata./arbresh.info/
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen