Tunizia redukton orën policore

08:41 | 14 Maj 2020
Arbresh.info

Tunizia ka reduktuar orën policore të mbrëmjes për herë të dytë.

Ora policore 12-orëshe që ishte vendosur para një muaji për të ndihmuar luftimin e koronavirusit është reduktuar në gjashtë orë, transmeton portali arbresh.info.

Vendi nuk ka regjistruar asnjë rast të ri të sëmundjes për tre ditë.

Disa kufizime mbeten – ngjarje të mëdha publike janë të ndaluara, kërkohet një leje për udhëtime midis rajoneve, dhe qendrat tregtare, baret dhe restorantet mbeten të mbyllura./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme