Në qendër të Beogradit, para pak kohe janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve të cilët po protestojnë “në mbështetje të popullit rus”.
Sipas mediumit të pavarur serb N1, një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në protestë në afërsi të Presidencës së Serbisë, transmeton arbresh.info.
Të mbledhurit po këndojnë mesazhe mbështetjeje për Rusinë, e cila filloi një pushtim ushtarak të Ukrainës të enjten e kaluar.
Përfaqësuesit e organizatave të ekstremit të djathtë, Damnjan Knezheviq nga “Patrulla Popullore” dhe Mladen Obradoviq nga “Obraz”, iu drejtuan pjesëmarrësve të protestës nga skena.
Ata thanë se “nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë pas zgjedhjeve, dy herë më shumë njerëz do të dalin në rrugë se sonte”.
Në tubim, si rëndom, u dëgjuan edhe thirrje për Kosovën, të tilla si “Kosova është zemra e Serbisë” e të ngjashme./arbresh.info
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...