Kryeministri grek ka kërkuar më herët nga Ankaraja të ndalojë aktivitetet ilegale në Detin Egje dhe të respektojë të drejtat sovrane të Greqisë dhe Qipros dhe të mos kërcënojë stabilitetin dhe situatën normale në prag të përvjetorit grek të pavarësisë nga Perandoria Osmane.
Kryeministri grek Alexis Tsipras ka akuzuar Turqinë për intensifikimin e provokimeve, duke ndikuar negativisht në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe gjithashtu i ka bërë thirrje Ankarasë të braktisë “taktikat e saja të rrugës qorre”, transmeton portali arbresh.info.
Ai vazhdoi të nxiste Turqinë të lirojë dy ushtarë grekë të kapur për kalimin e kufirit muajin e kaluar, duke thënë se kthimi i tyre do të ishte një gjest i vullnetit të mirë.
“Nga fundi [Turqia] ka intensifikuar provokimet e saj dhe po përshkallëzon situatën në të gjitha frontet,” tha Tsipras.
Tsipras dënoi “veprimtaritë e paligjshme” të Turqisë në Detin Egje dhe i bëri thirrje që të respektojë sovranitetin e Greqisë dhe Qipros dhe t’i përmbahen rregullave të së drejtës ndërkombëtare, gjatë fjalimit të tij në përvjetorin e pavarësisë së Greqisë, i cili u festua më 25 mars.
Ai gjithashtu vuri në dukje se Greqia posedon një ushtri të fuqishme që përdor jo për të kërcënuar, por për të garantuar paqen dhe stabilitetin në rajon./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...