Greqia ka lëshuar një paralajmërim në drejtim të Turqisë, ku theksohet se nuk do të tolerojë asnjë sfidë në integritetin e saj territorial.
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka deklaruar se Greqia nuk do të tolerojë ndonjë lëvizje nga Turqia, pasi anijet turke dhe greke të bregdetit u përplasen në afërsi të ishujve të diskutueshëm në Detin Egje, transmeton portali arbresh.info
“Mesazhi ynë, tani, nesër dhe gjithmonë është i qartë…Greqia nuk do të lejojë, pranojë ose tolerojë asnjë sfidë ndaj integritetit të saj territorial dhe të drejtave të saj sovrane”, tha ai.
“Greqia nuk është vend që luan lojëra”, tha Tsipras.
Përplasja që përfshinte dy anijet ndodhi të hënën mbrëma në Imi, i njohur si Kardak në turqisht. Secila palë e fajësoi tjetrën për incidentin.
Turqia dhe Greqia aleatët e NATO-s kanë qenë në kundërshtim me një mori çështjesh nga Qiproja e ndarë etnikisht ndaj sovranitetit mbi hapësirën ajrore dhe mbi fluturimet./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...