Truss: Mbretëria e Bashkuar e gatshme të vendosë më shumë sanksione kundër Rusisë

13:46 | 21 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Britania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në luftën kundër, tha sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss.

“Ne do të vazhdojmë të vendosim sanksione, do të vazhdojmë të ndalojmë importimin e mallrave nga Rusia derisa të shohim që Rusia të tërhiqet plotësisht nga Ukraina. “Ne jemi të vendosur të ofrojmë më shumë armë, të vendosim më shumë sanksione dhe të mbështesim Ukrainën në luftën kundër Rusisë.”

Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera perëndimore kanë vendosur tashmë sanksione të mëdha ndaj Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë.

Truss tha gjithashtu se do të udhëtonte në Turqi të mërkurën për të diskutuar opsionet për të ndihmuar në nxjerrjen e grurit nga Odesa, duke thënë se kishte vetëm disa javë për të gjetur një zgjidhje.

Miliona tonë drithë janë ngecur në portet e Detit të Zi ndërsa luftanijet ruse bllokojnë bregdetin./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme