Nëntë persona janë plagosur dhe dy persona janë arrestuar gjatë një përleshje para rezidencës së ambasadorit turk në Uashington.
Ngjarja ka ndodhur gjatë vizitës së Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në Shtëpinë e Bardhë, transmeton portali arbresh.info.
Policia ka deklaruar se dy nga të lënduarit janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital.
Sipas dëshimtarëve, përleshja ka filluar kur truprojat e Presidentit turk kanë sulmuar protestuesit që mbanin flamuritn e partisë kurde jashtë rezidencës.
Zëdhënësi i Departamentit të Policisë Metropolitane Dustin Sternbeck tha se grindja shpërtheu mes dy grupeve, por nuk ka dhënë detaje më të hollësishme.
Përleshja u zhvillua në të njejtën ditë kur Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi takimin e parë me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Departamenti i Shtetit ka refuzuar të komentojë mbi ngjarjen.
Erdogan dhe Trump gjatë takimit të tyre kanë premtuar forcimin e lidhjeve të tensionuara dhe kanë kanë theksuar bashkëpunim në luftën kundër Shtetit Islamik./Arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=jF7Nr5oEr_U
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...