Një agjent i shërbimit sekret që ishte edhe pjesë e ekipit për mbrojtjen e Geert Wilder është pezulluar nga puna, pasi dyshohet se në kaluarën ka qenë pjesë e një bande kriminale.
Ëilders është i njohur për kritikat e tij ndaj Islamit, duke mbajtur një platform anti-myslimane, ku përfshihen edhe mbyllja e xhamive dhe ndalimi i emigracionit nga vendet me shumicë myslimane, transmeton portali arbresh.info.
Pikëpamjet e tij e kanë bërë atë një figurë të diskutueshme sin ë Holandë ashtu edhe jashtë vendit, e kanë detyruar që që nga viti 2004 ai të mbrohet nga truprojat e armatosura.
Megjithatë, punët për të nuk ecin edhe aq mirë, pasi truproja i tij dyshohet të ketë qenë pjesë e një bande kriminale dhe raportet sygjerojnë se ai me origjinë është marokien.
Shefi i Shërbimit Sekret, Erik Akerboom, ka deklaruar se nuk mund të jap detaje rreth personit në fjalë, por ka konfirmuar se ai është ‘një marokien’.
Ai ka shtuar se siguria e Wilder nuk është e rrezikuar.
Ëilders ka fyer në mënyrë të vazhdueshme komunitetin marokien në Hollandë, ndërsa është zotuar se do ta pastrojë Holandën nga ai ‘llum’./Arbresh.info
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin