Administrata Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore e SHBA-së (NASA) njoftoi se trupi qiellor në orbitën e tokës është një pjesë e një rakete të lëshuar në Hënë 54 vite më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga NASA thuhet se trupi qiellor që u zbulua në shtator është pjesa e sipërme e raketës Centaur e cila ka transportuar anije Surveyor 2 të dërguar në Hënë në vitin 1966.
Objekti me gjatësi 10 metra dhe gjerësi 3 metra është konfirmuar që i përket raketës me teleskopin me infra të kuqe në Hawaii.
Astronomi Paul Chodas, një nga ekspertët e NASA-s kishte pretenduar se objekti i cili në fillim ishte klasifikuar si meteor mund të ishte pjesë e raketës Centaur.
Pjesa e raketës hyri në orbitën e tokës dhe filloi të rrotullohet në një drejtim të parregullt duke iu afruar tokës rreth 50.476 kilometra.
Objekti parashikohet se do të dalë nga orbita e tokës në mars të vitit të ardhshëm dhe se do të kthehet në orbitën e tij përreth diellit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...