Trupat turke hynë në bastionin e ISIS-it në Siri

17:24 | 11 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ushtria turke dhe rebelët e opozitës siriane, kanë hyrë sot në qytetin e Al-Bab të Sirisë, një bastion i të ashtuquajturit Shteti Islam, tha Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.

Sipas Observatorit që selinë e ka në Londër, trupat turke kanë hyrë në pjesën perëndimore të qytetit dhe kanë marrë kontrollin e një zone të madhe./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme