Trupat ruse vrasin kryetarin e Hostomelit, në afërsi të Kievit

18:50 | 7 Mars 2022
KRG

Trupat ruse kanë qëlluar dhe vrarë kryebashkiakun e Hostomel, sipas zyrtarëve ukrainas, shkruan Skynews.

Hostomel ndodhet afër kryeqytetit ukrainas Kiev.

Këshilli i qytetit tha se Yuri Prylypko vdiq ndërsa shpërndante bukë dhe ilaçe për personat që kishin nevojë për ndihmë në zonën e rrethuar, përcjell arbresh.info.

Bashkë me kryabshkiakun u vranë dhe dy persona të tjerë, Ruslan Karpenkom dhe Ivan Zore, shkruan Skynews.

Në deklaratën e këshillit të qytetit thuhet se kryabshkiaku “vdiq si hero”, duke shtuar se është e pamundur që ceremonia e funeralit të mbahet menjëherë për shkak të luftës. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme