Vala e parë e katër batalioneve të reja të NATO-s ka arritur në një bazë ushtarake në Evropën Lindore në afërsi të kufirit rus.
Kjo është pjesë e planit të aleancës për të shmangur agresionin rus në rajon, transmeton portali arbresh.info.
Qindra ushtarë nga Gjermania kanë arritur në bazën ushtarake Rukla në Lituani të martën. Këto batalione do të vendosen 100 kilometra larg nga kufiri rus, ndërsa atyre do t’u bashkohen edhe ushtarët belgë, holandezë dhe francezë.
Batalioni do të arrijë forcën e plotë me 1,200 trupa në pranverë, raporton AFP./Arbresh.info
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...