Trupat e tre burrave janë gjetur në një gropë afër Bucha-s, ka deklaruar policia ukrainase.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, trupat u gjetën të premten në qytetin afër Kievit që është bërë sinonim i akuzave për krime lufte ruse.
“Duart e viktimave ishin të lidhura, rrobat i mbulonin sytë dhe disave iu kishin mbyllur gojët. Ka gjumë torture në kufoma”, tha policia rajonale e Kievit në një deklaratë.
BBC nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë këtë në mënyrë të pavarur.
Moska ka mohuar ndonjë krim të kryer në Bucha, e cila ishte nën kontrollin e brigadës së 64-të të këmbësorisë së motorizuar për më shumë se një muaj në fillim të luftës.
Ukraina ka nisur një ‘ndjekje’ për 10 ushtarë rusë të akuzuar për krime lufte në Bucha. /Telegrafi/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...