Trupat ushtarake të SHBA-ve janë vendosur në Bullgari për të mbështetur trupat e NATO-s në Evropën Lindore, thotë Ministria e Mbrojtjes në Bullgari.
Trupat janë vendosur në Novo Selo, në lindje të vendit të Detit të Zi, me qëllim për t’i treguar Moskës angazhimin e SHBA-ve karshi aleatëve të saj, transmeton portali arbresh.info.
James Mattis në udhëtimin e tij të parë në Evropë, ka deklaruar se Presidenti Trump do të vazhdojë të përkrahë NATO-n, por më tutje ka shtuar se NATO duhet të rrisë shpenzimet.
Rreth 2,700 trupa ushtarake nga Shtetet e Bashkuara kanë arritur në Poloni gjatë muajit janar, duke ndërlikuar kështu marrëdhëniet me Kremlinin, i cili tha se prania e trupave përbën kërcenim për Rusinë./Arbresh.info
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...