Google ADS

Trupat amerikane do të mbesin në Siri edhe pas mundjes së ISIS-it

19:33 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ndërsa islamikët vazhdojnë të humbasin terren, administrata amerikane thuhet se ka frikë se territoret veriore, ku trupat e tyre janë duke trajnuar forcat rebele, do të bien nën qeverinë siriane.

Shtetet e Bashkuara planifikojnë të mbajnë një prani ushtarake në Sirinë veriore të mbizotëruar nga kurdët, pasi mposhtën islamistët për të krijuar qeverisje të pavarur, thanë zyrtarët amerikanë të mërkurën për Washington Post, transmeton portali arbresh.info

Duke folur në kushtet e anonimitetit, zyrtarët amerikanë thanë se një prani e hapur e SHBA do të ndihmonte stabilizimin e komuniteteve nën një qeveri lokale, pasi sekretari i mbrojtjes i SHBA James Mattis tha javën e kaluar se nuk do të largohet derisa kushtet të krijohen për një zgjidhje diplomatike.

Forcat rivale siriane do të takohen në Gjenevë më 28 nëntor për raundin e tetë të bisedimeve të paqes të mbështetura nga OKB për t’i dhënë fund luftës gjashtëvjeçare në Siri. Trupat amerikane po ndihmojnë forcat demokratike siriane të udhëhequr nga kurdët në veri.

Sipas raporteve të medias me bazë në SHBA, gjenerali James Jarrard, kreu i grupit të posaçëm të operacioneve të SH.BA-së kundër Daesh tha gjatë një takimi me video nga Bagdadi në tetor se gati 4,000 forca amerikane ishin në terren në Siri. Megjithatë, Jarrard ka korrigjuar menjëherë veten, duke deklaruar se kishte vetëm 503 anëtarë të shërbimit të SHBA në Siri.

Damasku e ka quajtur vazhdimisht praninë amerikane në Siri si një “pushtim” pasi nuk është miratuar as nga qeveria legjitime, as nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme