“Trupat amerikane duhet të largohen nga Manbijin i Sirisë”

21:46 | 27 Janar 2018
Trina Galanxhi

SHBA duhet të tërheqë trupat e saj nga rajoni i Manbijinit në veri të Sirisë dhe t’i jap fund mbështetjes së kurdëve në atë zonë, ka deklaruar Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

Para gazetarëve ai tha se SHBA-të duhet të tërhiqen menjëherë nga rajoni pranë qytetit Manbij, ndërsa është bërë thirrje edhe që të ndalohet furnizimi me armë për YPG, transmeton portali arbresh.info

Forcat turke po kryejnë një ofensivë të quajtur “Dega e Ullirit”, duke synuar luftëtarët kurdë të lidhur me milicinë e Njësive për Mbrojtjen e Popullit (YPG) brenda dhe përreth Afrin në Siri.

Rusia ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të respektojnë kufijtë e Sirisë.

Operacioni ushtarak turk ka tensionuar marrëdhëniet mes administratës së Trump dhe zyrës së Recep Tayyip Erdogan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme