Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se hetimi i agjentit special, Robert Mueller, ka dështuar të sjellë dëshmi se ai ka bashkëpunuar me Rusinë gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në SHBA.
Lidhur me këtë çështje, Trumpi postoi në Twitter: “Pas dy vitesh, miliona faqeve të dokumenteve dhe shpenzimit të më shumë se 30 milionë dollarëve, nuk u gjet se ka pasur bashkëpunim.” Komenti i tij vjen një ditë pasi prokurorët kërkuan që të dënohet avokati personal i presidentit, i cili e kishte pranuar se e ka paguar një aktore të filmave për të rritur që të mos e turpërojë Trumpin gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016.
Në anën tjetër, Muelleri ka kërkuar që të mos i shtohet burgimi Michael Cohenit lidhur me gënjeshtrat e tij për investimet në patundshmëri të ndryshme në Moskë, të cilat mund t’i kishin sjellur Trumpit fitime prej miliona dollarësh.
Coheni akuzohet se ka bërë përpjekje për t’i parandaluar paraqitjet publike të të paktën dy grave, të cilat besohet se kanë pasur afera intime me Trumpin. Dyshohet se këto gra kanë përfituar shuma të majme të parave, të cilat janë dhuruar nga firmat e Trumpit. Pavarësisht këtyre hetimeve, Trumpi i ka mohuar vazhdimisht akuzat për bashkëpunim me Rusinë dhe aferat me gra të ndryshme, shkruan “Free Europe.
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...