Trumpi e Putini dakordohen për armëpushim në Ukrainë

19:47 | 18 Mars 2025
K.B

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një postim në ‘X’, Leavitt thotë se të dy “folën për nevojën për paqe dhe një armëpushim në luftën në Ukrainë”.

“Të dy liderët ranë dakord që ky konflikt duhet të përfundojë me një paqe të qëndrueshme”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se të dyja palët shpresojnë për marrëdhënie më të mira midis SHBA-së dhe Rusisë, raporton BBC.

“Gjakderedhja dhe thesari që, si Ukraina, ashtu edhe Rusia kanë shpenzuar në këtë luftë do të shpenzoheshin më mirë për nevojat e popullit të tyre”, shton ai. “Ky konflikt nuk duhet të kishte filluar kurrë dhe duhet të kishte përfunduar shumë kohë më parë me përpjekje të sinqerta dhe të mirëbesimit për paqe.”

Të dy diskutuan gjithashtu për përfundimin e përhapjes së armëve strategjike dhe tensioneve midis Izraelit dhe Iranit.

“Të dy liderët ranë dakord se një e ardhme me një marrëdhënie të përmirësuar dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë ka avantazhe të mëdha”, shton deklarata. “Kjo përfshin marrëveshje të mëdha ekonomike dhe stabilitet gjeopolitik kur të arrihet paqja”.

Ndërsa Kremlini ka thënë se presidenti rus Putin është pajtuar për t’i ndërprerë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës për 30 ditë. Kremilini gjithashtu ka thënë se presidentët janë pajtuar që të mbesin në kontakt.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se bisedime të reja të paqes me Ukrainën do të nisin menjëherë në Lindjen e Mesme./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm