Një juri gjyqësore në Nju Jork vendosi që ish-Presidenti Donald Trump t’i paguajë 83.3 milionë dollarë shkrimtares E. Jean Karrol, për komente diskretituese ndaj saj, gjatë kohës që ishte president, në vitin 2019.
Karrol paditi Trump për dëmtim të reputacionit, duke e quajtur atë gënjeshtare, pasi ajo e akuzoi për përdhunim dekada më parë.
Rastin, shkrimtarja e publikoi në një libër me kujtime, në të cilin shkruante se në vitin 1996, Tramp e përdhunoi në një dyqan luksoz të qytetit të Nju Jorkut.
Trump i cili ishte i pranishëm në pjesën më të madhe të gjyqit, por jo për të dëgjuar vendimin, njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se do ta apelojë atë.
Në muajin maj të vitit të kaluar një tjetër juri e shpalli Trump fajtor për abuzim seksual dhe e urdhëroi atë të paguante 5 milionë dollarë.
Gjyqi i dytë për shpifje, lidhet me komentet e Trump ndaj Karrol, kur ai ishte president dhe juria do të përcaktonte vetëm sa para do të duhej t’i paguante Trump shkrimtares.
Bëhet fjalë për dy deklarata që ai kishte bërë, si përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve, referuar pjesëve nga libri me kujtime i shkrimtares Karrol./rtsh.al/
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë