Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjedhur Elise Stefanik, për të shërbyer si ambasadore në Kombet e Bashkuara.
“Elise është një luftëtare e fortë dhe e mençur e Amerika e Para”, tha Trump përmes një deklarate më 11 nëntor.
Stefanik, 40-vjeçare, është një nga aleatët më besnikë të Trumpit në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ishte një nga emrat që ishte diskutuar për kandidate për nënpresidente.
E lindur dhe e rritur në Nju Jork, Stefanik ka diplomuar në Harvard dhe ka punuar në Shtëpinë e Bardhë në kohën kur president ishte republikani, George W. Bush. Në administratën e Bushit ajo kishte punuar në këshillin për politika të brendshme dhe ishte shefe e stafit.
Më 2014, si 30-vjeçare ajo u bë gruaja më e re e zgjedhur ndonjëherë në Kongres, duke përfaqësuar Nju Jorkun. Më vonë, ajo u bë gruaja më e re në udhëheqjen e Dhomës së Përfaqësuesve.
Më herët, Stefanik njihej si një konservatore më e moderuar. Por, më pas ajo u afrua me Trumpin.
Për vite të tëra, ajo e ka pozicionuar veten si një prej aleatëve më besnikë të Trumpit në Kongres. Ajo e përkrahu atë për garën presidenciale të vitit 2024, edhe para se Trump të niste fushatën.
Ajo e ka mbrojtur presidentin e zgjedhur gjatë gjykimeve për shkarkim, po ashtu ka kundërshtuar paditë penale kundër tij./REL
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist