Pak ditë përpara samitit të G20-s, Trump ul tonet me Angela Merkel dhe dërgon në drejtim të Kancelares gjermane disa sinjale miqësore.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se gjatë një telefonate mbrëmjen e së hënës, Presidenti amerikan është shprehur i gatshëm të ndihmojë shefen e ekzekutiv gjerman që takimi i rëndësishëm të rezultojë një sukses.
Dy liderët kanë biseduar gjerësisht për çështje të ndryshme si klima, mbrojtja e sipërmarresve, tregtia apo prodhimi i metalit. Ekziston një farë frike se gjatë samitit që do të mbahet në datat 7 dhe 8 korrik, republikani mund të shkaktojë mosmarrëveshje me qëndrimet e tij për politikat proteksioniste në tregti dhe ekonomi, apo kundërshtimet ndaj
Marrëveshjes së Klimës.
Dallimet me Merkelin në shumë tema mbeten të mëdha. Ajo e ka kritikuar disa herë qëndrimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë mbi ndryshimet klimaterike dhe tregtinë, por pa e përmendur në emër.
Pikërisht kursi i deritanishëm i administratës amerikane e kanë shtyrë të dalë me paralajmërimin se nuk duhen patur pritshmëri të larta nga samiti, të cilin do ta mikpresë në Hamburg, shkruan Top Channel.
“E njohim linjën amerikane për çështje të caktuara dhe nuk pres që brenda këtij takimi dyditor ajo të ndryshojë rrënjësisht”, është shprehur Merkel.
Kancelarja prej ditësh është duke zhvilluar takime dhe konsultime për këtë samit. Javën që shkoi u takua me krerët e BE-së, të premten i telefonoi presidentit rus, Vladimir Putin e në vazhdim do të bisedojë edhe me Presidentin e Kinës, Xi Jinping.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...