Trump viziton viktimat e sulmit në Pittsburgh, republikanët thonë që nuk është i mirëpritur

18:13 | 31 Tetor 2018
Arbresh.info

Pas sulmit me armë në Pittsburgh Presidenti amerikan ka vizituar familet e viktimave nga ku nuk është mirëpritur as nga bashkë partiakët e tij republikanë, përcjellë Zëri.info.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur që në vizitën e Presidentit janë thirrur edhe përfaqësuesit e senatit amerikan nga ana e republikanëve por kanë refuzua të marrin pjesë.

Kurse kryetari i qytetit, Bill Peduto , ka thënë se “Presidenti Trump duhet ta kishte lënë vizitën gjatë varrimit të viktimave”. As ai nuk ka marrë pjesë në ceremoninë memorial për viktimat e sulmit.

Presidenti ishte shoqëruar vetëm nga gruaja e tij Melania, vajza Ivanka dhe dhëndri Jared Kushner.

Në memorialin përkujtimor Trump është pritur nga rebaji i senegagës dhe ambasadori i Izraelit Ron Demer.

Ndërkohë ekspertët tregojnë që mospërkrahja e Presidentit nga vet partia e tij tregon humbje të besimit dhe është një nga shenjat e para që Presidenti Trump nuk do të mund t’i fitojë zgjedhjet e tjera të vitit 2020./Zëri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme