Ish-presidenti amerikan, Donald Trump vazhdon përpjekjet për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë. Kandidati, i cili aspiron të udhëheqë Partinë Republikane në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ka mbajtur një fjalim në qytetin Davenport, ku lufta në Ukrainë ka qenë një nga çështjet kryesore të fjalimit të tij.
Trump ka parashikuar një Luftë të Tretë Botërore nëse nuk kthehet në Shtëpinë e Bardhë: “Unë jam i vetmi që mund të bëj këtë premtim: unë do të parandaloj Luftën e Tretë Botërore, sepse unë besoj vërtet se do të ketë Luftë të Tretë Botërore”.
Udhëheqësi republikan ka akuzuar presidentin aktual Joe Biden se e ka udhëhequr vendin në një luftë bërthamore “që mund t’i japë fund botës”.
Në fakt, Trump ka shkuar më tej dhe ka vënë në dukje se si do të ishte Lufta e Tretë Botërore: “Do të jetë një luftë bërthamore. Pra, kjo nuk është si Lufta e Dytë Botërore, ku ne kishim tanke dhe pushkë të ushtrisë dhe ishim duke ndjekur njëri-tjetrin.
Ky është një nivel që ndoshta do t’i japë fund botës. Dhe ne kemi njerëz që nuk e dinë se çfarë po bëjnë”.
Trump e ka përshkruar momentin aktual gjeopolitik si “më të rrezikshmin” dhe i vjen keq, sipas mendimit të tij, që Biden “e ka çuar Rusinë direkt e në krahët e Kinës”.
Në fund, Trump i tha turmës se me të në pushtet, lufta do të përfundonte shpejt: “Menjëherë pasi të fitoj presidencën, do të zgjidh luftën katastrofike mes Rusisë dhe Ukrainës. Më duhen 24 orë, ndoshta edhe më pak”.
PE-ja debaton për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit
Ambasada Amerikane rithekson përkushtimin për zhdukjen e tra...
Salah i gatshëm të vazhdojë Liverpoolin, mirëpo nuk ka lëviz...
“Kur e kuptove që nuk po të rrasi unë dhe Driloni, i ke shku...
Daut Haradinaj fton qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit që...
Kryeprokurori i Beogradit: Së shpejti do të vendoset lidhur ...