Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka vendosur veton e parë në presidencën e tij, duke hedhur poshtë përpjekjen e kongresit për të shfuqizuar emergjencën kombëtare që ai deklaroi të ndërtonte murin e gjatë në kufirin SHBA-Meksikë, gjë për të cilët është zotuar prej kohësh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët pritet të rishqyrtoj rezolutën më vonë këtë muaj, por duket se nuk ka mundësi të siguroj shumicën e dy të tretave për të tejkaluar veton e Trumpit.
E njëjta gjë vlen edhe për Senatin, ku vetëm 59 ligjvënës të dhomës 100-anëtarëshe dje votuan për rezolutën.
“Votimi i Kongresit për të mohuar krizën në kufirin jugor është një votim kundër realitetit”, u tha Trump gazetarëve.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...