Trump vendos të armatos rëndë fqinjët e Kim Jong-un

21:05 | 5 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se ka miratuar shitjen e armëve të rënda për Japoninë dhe Korenë Jugore, pasi të vendet janë të kërcënuara nga Koreja Veriore.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Trump, i cili përmes rrjetit social Twitter ka shkruar: “ Do të lejoj Japoninë dhe Korenë Jugore që të blejnë një sasi të konsiderueshme të paisjeve ushtarake nga SHBA-të”, transmeton portali arbresh.info

Në anën tjetër, vendi komunist ka kërcënuar sërish SHBA-të, ku kanë deklaruar se ‘kemi pako me ‘dhurata’ për SHBA-të’.

Tensionet mes Koresë Veriore dhe Japonisë, Koresë Jugore dhe SHBA-ve, janë rritur ndjeshëm pas testimit të raketës së gjashtë balistike me hidrogjen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme