Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se disa vende “jashtëzakonisht të pasura” në Lindjen e Mesme duhet të paguajnë për mbrojtjen amerikane dhe të dërgojnë trupat e tyre në Siri.
Duke folur në një konferencë të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron, Trump tha që këto vende pa mbështetjen e SHBA-ve nuk do të mund ta shtynin javën, transmeton portali arbresh.info.
“Shtetet që janë në zonë, disa prej tyre janë jashtëzakonisht të pasura, nuk do të ishin përveç për Shtetet e Bashkuara, dhe në një masë më të vogël të Francës”, tha Trump.
“Ata nuk do të ishin aty pa Shtetet e Bashkuara. Ata nuk do të zgjasnin as një javë. Ne jemi duke i mbrojtur ata. Ata duhet të ngritën dhe të paguajnë për atë çfarë po ndodhë”.
Trump dukej se mbështetej në një vendim të mëparshëm për të tërhequr forcat amerikane nga Siria, kur theksoi të martën se ishte e rëndësishme të mos lejohej që Irani të rriste ndikimin e tij në rajon./Arbresh.info/
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën