Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump tha të premten se vdekja e liderit të grupit islamik palestinez të Hamasit, Yahya Sinwar, do t’i lehtësonte perspektivat e paqes në Gaza.
Ish-presidenti amerikan shtoi gjithashtu se ka në plan të bisedojë së shpejti me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
“Unë mendoj se kjo e bën më të lehtë,” tha Trump për paqen e mundshme në Gaza pas vdekjes së Sinwar.
Trump i bëri këto komente gazetarëve teksa mbërriti në Detroit.
Kujtojmë që vdekja e liderit të Hamasit u konfirmua një ditë më parë nga Izraeli. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Sinwar e pagoi faturën e sulmit të tetorit në Izrael, ku u vranë mbi 1200 persona, ndërsa shtoi se lufta ende nuk ka përfunduar në Gaza./abcnews.al