Donald Trump mund të zhvendosë në Poloni trupat ushtarakë që do të tërheqë nga Gjermania, një gjest që vlerëson një aleat politik në sikron me nacionalizmin e presidentit amerikan. Deklarata e papritur u bë gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë të presidentit polak Andrej Duda. Vizita e liderit polak ishte e para e një presidenti në Shtëpinë e Bardhë që nga mbyllja e vendit. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në kopshtin e trëndafilave para pallatit presidencial, Trump I është rikthyer polemikave kundër aleatëve europianë që nuk paguajnë aq sa duhet për të kontribuar në shpenzimet ushtarake të NATO-s.
Në objektivin e kritikave të tij ishte dhe njëherë më shumë Gjermania, një nga vendet anëtare të aleancës atlantike që nuk arrijnë objektivin e përbashkët për një buxhet të caktuar për mbrojtjen. Trump theksoi se do të ishte i kënaqur vetëm kur të gjithë anëtarët të paguajnë kuotën e duhur. Më tej ai lavdëroi Poloninë duke e cilësuar si një mik të vërtetë dhe një partner të besueshëm prej 250 vitesh.
Për Dudën mbështetja politike e Uashington një javë para zgjedhjeve presidenciale është shumë se çmuar. Partia e tij për Ligj dhe Drejtësi është një forcë konservatore dhe ka vlera të njëjta me ato të Trump.
Nga ana e tij Duda u shpreh se është shumë e drejtë që të konfirmohet prania e trupave ushtarake amerikane në Europë. Kohët e fundit Tuamp lajmëroi tërheqjen e 9500 ushtarëve nga bazat në Gjermani, duke lënë të besohej se ata do të ktheheshin në vendlindje.
Ndërsa për herë të parë të mërkurën ai bëri të qartë se ka një plan ndryshe, për të transferuar një pjesë të tyre në Poloni ku do të shërbejnë për të përforcuar mbrojtjen në kufirn më të ekspozuar ndaj Rusisë.
Ky opsion jep një mesazh ndryshe sipas analistëve: Vlerësimi dhe mbrojtja e vendeve më pranë Trump. Duke u rikthyer në kohë e presidentit Bush, me sekretarin e atëhershëm të mbrojtjes Donald Ramsfeld I cili lavdëronte Europën e re në contrast me Europën e vjetër. Në të parën përfshiheshin aleatët që mbështetën pushtimin e Irakut në vitin 2003 me Poloninë dhe vende të tjera të Europës qendër lindore, ndërsa Europa e vjetër sipas Ramsfeld ishte bërthama franko – gjermane me Zhak Shirak dhe Gerard Shrëder.Duda u shpreh I gatshëm të presë ushtarët amerikanë që do nisen nga bazat në Gjermani.
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat