Presidenti amerikan ka urdhëruar Pentagonin të reduktojë ndjeshëm numrin e ushtarakëve amerikanë të stacionuar në Gjermani, ku prezenca e SHBA ka qenë një simbol i vjetër i përkushtimit të SHBA në mbrojtje të aleatëve në Evropë.
Plani u konfirmua fillimisht nga e përditshmja Wall Street Journal ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk e konfirmonte.
Por zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë ushtarakë kanë thënë se Trump do të lejojë vetëm një prezencë maksimale amerikane në Gjermani prej 25,000 trupash pra me një reduktim prej rreth 9,700 ose 30 përqind.
Deri në 31 mars, SHBA ka pasur 34,674 personel ushtarak të stacionuar në Gjermani, 20,774 nga ushtria dhe 12,980 nga forcat ajrore.
Rreth 19,000 punonjës civilë në mbështetje të forcave të armatosura do të pësojnë gjithashtu reduktime.
Ky reduktim forcash vjen kundër motivit të përgjithshëm të rritjes së prezencës ushtarake amerikane në Evropë.
Muajt e fundit SHBA ka zënë shpesh të papërgatitura vendet aleate me veprime unilaterale ushtarake siç ishte tërheqja e papritur nga Siria apo sulmi i papritur ndaj gjeneralit iranian Kassem Soleimani./tch/
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador