Zv.Presidenti, Mike Pence, ka mundësi që të vaksinohet kundër Covid-19 deri ditën e premte.
Ende nuk dihet se nëse ai do të vaksinohet para presidentit aktual, Donald Trump apo jo.
Sipas CNN, thuhet se janë duke u bërë plane paraprake që Pence të vaksinohet para kamerave.
Gjatë ditës së djeshme, Moncef Slaoui, këshilltari kryesor i programit Operation Warp Speed, tha se presidenti i zgjedhur Joe Biden, dhe presidenti Trump duhet të vaksinohen kundër covid-19.
“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që udhëheqësit tanë, ata që do të largohen si dhe ata që vijnë duhet të jenë të mbrojtur. Unë mendoj se presidenti Trump dhe presidenti i zgjedhur Biden, të dy janë në moshë të thyer dhe për këtë arsye mund të jenë më të rrezikuar, kështu që, po, mendoj se ata duhet të vaksinohen”-u shpreh ai.
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...