Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar Universitetit të Harvardit që të kthejë rreth 9 milion dollarë që mori si ndihma për të luftuar koronavirusin, raporton The New York Times, transmeton arbresh.info.
Sipas raportit të BBC, Donald Trump, gjatë ditës së djeshme përderisa mbante një konferencë për Covid-19, deklaroi se i kërkoi Universitetit Harvard t’ja kthejë paratë që ia kishte dhuruar për të luftuar pandeminë.
“Të hollat duhet t’i kthejnë. Kjo nuk më pëlqen. Ato para ishin për punëtoret, jo për një nga institucionet më të pasura arsimore në botë”, tha Trump.
Nga ana tjetër Universiteti i Harvardit ka deklaruar se ka marrë 8.6 milion dollarë nga pakoja 2.2 trilionë dollarësh, të cilën Trump e kishte paraparë si ndihma ekonomike gjatë pandemisë.
Ndërkaq, universiteti përmes një postimi në tëitter, kishte bërë të ditur se këto fonde do të përboren për studentët që kanë hyrë në krizë financiare për shkak kë pandemisë,
Ndërsa, deri më tash nga universiteti nuk ka asnjë përgjije në lidhje me kërkesën e Trumpit./arbresh.info/
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...