Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka reduktuar tarifat për importet e çelikut për Turqinë nga 50 për qind në 25 për qind, duke cituar atë që ai tha se ishin reduktime të nevojshme të importit, transmeton Anadou Agency (AA).
Tarifat me këtë masë do të jenë në nivelin që ishin para se Trump në muajin gusht të vitit të kaluar vendosi t’i dyfishojë, mes tensioneve mbi ish-pastorin amerikan të liruar, i cili u arrestua në Turqi.
Gjatë kësaj kohe, SHBA-të dhe Turqia imponuan tarifa reciproke për disa mallra, duke përfshirë çelikun dhe alumin turk.
Trump në deklaratën e tij tha se importet e produkteve të çelikut nga Turqia ranë 48 për qind në vitin 2018, “me përfundimin se përdorimi i kapacitete të industrisë vendase në këtë pikë është përmirësuar deri në përafërsisht nivelin e synuar të rekomanduar” nga Sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross.
Ky nivel, tha Trump, do të përmirësojë qëndrueshmërinë financiare të industrisë së çelikut të SHBA-ve në afat të gjatë.
“Duke pasur parasysh këto përmirësime, kam vendosur se është e nevojshme dhe e përshtatshme për të hequr tarifën më të lartë mbi importet e çelikut nga Turqia”, tha Trump.
Trump tha se ruajtja e tarifave prej 25 për qind megjithatë mbetet e domosdoshme.
Vendimi i presidentit amerikan do të hyjë në fuqi nga e premtja.
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...