Trump u dërgua me helikopter në spital, dalin pamjet e para

01:01 | 3 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA Donald Trump është transferuar në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Ëalter Reed, ku do të qëndrojë për disa ditë me këshillën e një mjeku, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Trump u transferua në spital të premten në mbrëmje me helikopter.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump do të punojë nga spitali, transmeton portal arbresh.info

“Presidenti është ende në detyrë,” tha Shtëpia e Bardhë, duke theksuar se nuk do të kishte transferim të autoritetit.

Sipas mjekut të tij, Donald Trump ndjehet i lodhur, por është në humor të mirë.

Paraprakisht ishte njoftuar se presidenti, kur monitorohej me kujdes nga mjekët, duke pasur parasysh se nuk ka pasur asnjë trajtim deri më sot që të jetë efektiv në trajtimin e koronavirusit, do të marrë gjithçka që do të lehtësojë gjendjen e tij, oksigjen shtesë, më shumë lëngje, shurup kollë ose ilaçe për uljen e temperaturës.

President amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melanie Trump ka rezulutuar pozitivë me koronavirus, ndërsa rivali i tij politik, Joe Biden dhe gruaja e tij, kanë rezoltuar negativ./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme