Trump tregon që do të bashkëpunojë me demokratët për planin shëndetësor

08:33 | 28 Shtator 2017
Arbresh.info

Donald Trump ka thënë që ka qëllim të punojë me demokratët pas dështimit të djeshëm për të zëvendësuar planin Obamacare, transmeton arbresh.info.

Nga dita e djeshme, republikanët janë detyruar të heqin dorë nga ndryshimi i planit shëndetësor Obamacare, kur u bë e dukshme që ata s’i kanë votat e duhura të senatit.

Gjithsesi, Trump u kishte thënë reporterëve pas seancës që i kanë votat, por nuk mund ta realizonin zëvendësimin duke parë që një senator është në spital.

Më vonë është bërë e ditur që ai po fliste për senatorin Cochran.

E vetmja zgjedhje për të ka mbetur bashkëpunimi me demokratët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme