Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai nuk planifikon të kthehet në “Twitter” edhe pse multimiliarderi Elon Musk po e blen kompaninë për 44 miliardë dollarë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai planifikon të qëndrojë me kompaninë e tij të mediave sociale “të rrënuar me probleme”, Truth Social.
“Unë nuk do të kaloj në Twitter, do të qëndroj në Truth”, citohet të ketë thënë ai për Fox News.
Trump shtoi se ai beson se Musk ka të ngjarë të “bëjë përmirësime” në Twitter dhe e quajti atë një “njeri të mirë, por unë do të qëndroj në Truth”.
Musk pritet të ketë një qasje të re ndaj kompanisë së tij të re dhe vëzhguesit besojnë se ai do ta lejonte Trump të kthehet në Twitter.
Ish-presidenti u ndalua përgjithmonë nga Twitter, Facebook, Instagram dhe Snapchat për rolin e tij në nxitjen e trazirave të dhunshme të vitit të kaluar në Kapitolin e SHBA-së.
“Ne po marrim miliona njerëz dhe ajo që po gjejmë është se përgjigja në Truth është shumë më e mirë se të jesh në Twitter”, u mburr Trump pa ofruar asnjë të dhënë.
Ai shtoi: “Përfundimi është, jo, nuk do të kthehem në Twitter”.
Deklarata e ish-presidentit amerikan vjen pasi Twitter ka pranuar ofertën e Elon Musk për të blerë kompaninë, siç njoftoi të hënën kompania.
Siç është bërë e ditur, Musk do të paguajë 54.20 dollarë për aksion për Twitter, që përputhet me ofertën e tij origjinale, në total 44 miliardë dollarë.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...