Google ADS

Trump “do t’i vendosë sanksione të reja” Iranit

22:08 | 11 Janar 2018
Trina Galanxhi

Sekretari amerikan i Thesarit Steve Mnuchin ka deklaruar se pritet që Presidenti amerikan Donald Trump të imponojë sanksione të reja ndaj Iranit.

Lajmi vjen pasi Trump ndeshet me një afat për të vendosur nëse do të heq dorë nga sanksionet e tjera të mëdha për Iranin që kanë të bëjnë me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Gjatë ditës së sotme, fuqitë europiane i kanë kërkuar Presidentit Trump që të mbështesë atë marrëveshje, duke thënë se ajo marrëveshje është jetike për sigurinë ndërkombëtare.

Trump në vazhdimësi e ka kritikuar marrëveshjen, duke thënë se “Irani ka shkelur disa herë atë”.

Munchin para gazetarëve tha se ai është duke pritur që të shpallen sanksione të reja për Iranin, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me individët iranianë dhe me bizneset.

Presidenti amerikan thotë se dëshiron të ndryshojë marrëveshjen  ose të tërhiqet nga ajo plotësisht./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme