Ish presidenti Donald Trump, i cili u kritikua për shkak të lëvdatave për presidentin rus Vladimir Putin, bëri komentin e tij të parë publik në lidhje me vdekjen e udhëheqësit opozitar rus Alexei Navalny, duke shkruajtur të hënën një mesazh misterioz në mediat sociale, ku nuk fajëson askënd.
“Vdekja e papritur e Alexei Navalny-it më ka bërë gjithnjë e më të ndërgjegjshëm për atë çfarë po ndodh në Vendin tonë”, shkruajti zoti Trump në mesazhin në median sociale ku duket se lidh vdekjen e zotit Navalny me telashet e tij politike.
“Është një zhvendosje e ngadaltë, e vazhdueshme, me Politikanë të Majtë Radikalë TË PANDERSHËM dhe gjykatës që po na udhëheqin në një rrugëtim drejt shkatërrimit. Kufijtë e Hapur, Zgjedhjet e Manipuluara dhe Vendime Gjykate Jashtëzakonisht të Padrejta, po e shkatërrojnë Amerikën. JEMI NJË VEND NË RËNIE, NJË VEND QË PO DËSHTON! MAGA2024”.
Të premten, presidenti Joe Biden fajësoi drejtpërdrejt presidentin rus Putin për vdekjen e zotit Navalny në burgun në Rrethin Arktik dhe po kështu veproi edhe rivalja kryesore republikane e zotit Trump, Nikki Haley. “Putini është përgjegjës për vdekjen e Navalnit”, tha presidenti Biden.
Që kur u njoftua të premten, ish presidentë dhe drejtues në Kongres nga të dyja partitë gjithashtu denoncuan zotin Putin për vdekjen e Alexei Navalnit, udhëheqësi kryesor opozitar i Rusisë. Por ish presidenti Trump, kandidati kryesor republikan që pritet të përballet me presidentin Biden në zgjedhjet e nëntorit, kishte qëndruar në heshtje deri më tani.
Gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë në periudhën 2017-2021, ish presidenti Trump shprehu admirim për zotin Putin.
Javën e kaluar, ai sugjeroi se Shtetet e Bashkuara mund të mos mbrojnë vendet aleate në NATO që nuk janë të gatshme të shpenzojnë mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga një ofensivë e mundshme ruse./voa
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...