Dy ditë pas polemikave e “kërcënimeve” të dyanshme nga pala e presidentit iranian Hassan Rouhani dhe presidentit amerikan Donald Trump, ky i fundit thotë se është i gatshëm për të negociuar një marrëveshje të re bërthamore me Teheranin.
“Do të shohim se cfarë do të ndodh, por jemi të gatshëm për një marrëveshje të re, jo marrëveshjen që është arritur nga administrata e kaluar, që ishte një katastrofë”, tha Trump gjatë një fjalimi në Missouri.
Trump, disa ditë më parë kishte kërcënuar Teheranin me “pasoja të cilat janë vuajtur shumë pak në histori” pas kërcënimeve nga presidenti iranian ndaj Trump i cili i tha “të mos luaj me bishtin e luanit”.
Retorika e ashpër në mes dy presidentëve është rikujtim i kërcënimeve në mes të presidentit Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, vitin e kaluar. Pas përplasjeve të dyja palët negociuan një marrëveshje të re në një samit gjatë pranverës.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis, ka refuzuar të komentojë kërcënimet e Trump ndaj Teheranit, por ka ngritur zërin ndaj veprimeve ttë Iranit në Lindjen e Mesme, duke përfshirë përkrahjen ndaj presidentit Bashar al-Assad.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...