Deklarata duket se bie në kundërshtim me një koment që ka bërë Trump për motivet e tij, dy ditë pas shkarkimit të Comeyt, në maj të vitit 2017.
“Në fakt, kur kam vendosur ta bëj këtë (të shkarkoj Comeyn), i kam thënë vetes: kjo gjëja e Rusisë është një histori e trilluar”, ka thënë Trump në atë kohë.
Shkarkimi i Comeyt ka çuar në emërimin e këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller, i cili tani udhëheq hetimet e Departamentit amerikan të Drejtësisë mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhje dhe bashkëpunimin e mundshëm të fushatës së Trumpit me zyrtarët rusë.
Trump vazhdimisht e ka mohuar se ka pasur bashkëpunim të fshehtë midis bashkëpunëtorëve të tij dhe Rusisë.