Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 mund të mos dihen me vite.
Ai bëri thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, ku deklaroi se këto zgjedhje do të ishin “më të dyshimtat” me mënyrën se si është propozuar të votohet.
Trump tha se sistemi i “votimit përmes postës”, i cili lejon të gjithë të votojnë nga distanca, ka shkaktuar komplikime të mëdha në zgjedhjet paraprake, shkruan “The Independent” transmeton portali arbresh.info
Presidenti reagoi ashpër të mërkurën në mëngjes, duke thënë se Nevada ka “infrastrukturë zero për votimin me postë, dhe kjo do të ishte një fatkeqësi korruptive nëse nuk përfundon në gjykatë”.
Presidenti gjatë një interviste telefonike me Fox News shtoi se “do të duhen muaj, ose vite, për të kuptuar këtë”.
Fushata e Trump të martën ngriti një proces gjyqësor të kundër zgjerimit të madh të votave me postë në Nevada.
“RNC ka një interes jetësor për të mbrojtur aftësinë e votuesve republikanë për të votuar, dhe kandidatët republikanë për të marrë vota efektive në zgjedhjet e Nevada dhe gjetkë,” thuhet në padi.
Reagimi i presidentit amerikan erdhi pasi Demokratët kanë propozuar metodën e votimit për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19)./ arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?