Ish-presidenti Donald Trump, ka komentuar mbi situatën e përshkallëzuar mes Rusisë dhe Ukrainë.
Sipas Trump, tërheqja kaotike e trupave amerikane nga Afganistani ka “trimëruar” Presidentin rus, Vladimir Putin, transmeton portal arbresh.info
Në një intervistë për Fox News, Trump pohoi se askush nuk ka qenë më i ashpër me Rusinë sesa ai, por në të njejtën kohë ai tha se “unë dhe Putin ia kemi kaluar mirë bashkë”.
“Tani jemi në një pozitë shumë të keqe”, shtoi Trump.
“Unë mendoj se Putin u bë më shumë ambicion. Mendoj se ai donte të negocionte për një periudhë kohore, kur shikonte Afganistanin, kur shikonte tërheqjen jashtëzakonisht të keqe, ku Amerika tërhoqi ushtrinë e para dhe la pas paisje me vlerë 85 miliardë dollarë që talebanët t’i përdorin”, tha ai.
“Kur Putini pa të gjitha këto, mendoj se u trimërua. Është tonditëse, sepse kjo nuk duhej të kishte ndodhur kurrë”, tha më tej Trump.
Duke folur për Putinin, Trump tha se e njeh shumë mirë.
“Unë e ndalova tubacionin e tij, e sanksionova më shumë se të gjithë të tjerët. Askush nuk ishte më i ashpër me Rusinë, por unë shkova shumë mirë me Putinin, ne e respektonim njëri-tjetrin”, tha ai.
Komentet e tij erdhën pasi Presidenti i SHBA Joe Biden mbajti një telefonatë një orëshe me Putinin për të diskutuar mbi situatën në Ukrainë, me qëllim të shmangies së konfliktit ushtarak në Europën Lindore.
Shtetet e Bashkuara “mbeten të përgatitura për t’u angazhuar në diplomaci”, i tha Biden Putinit, por pushtimi i Ukrainës “do të prodhonte vuajtje të gjerë njerëzore dhe do të zvogëlonte pozitën e Rusisë”./arbresh.info/
Qytetet evropiane që janë magjike për Krishtlindje
Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thi...
Vdes një 80-vjeçar si pasojë e zjarrit në një banesë në Shko...
Pesë mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit ur...
Të lindurit nën këto tre shenja të zodiakut adhurohen nga të...
“100% ka me dalë nga shtëpia”, për cilin banorë e ka fjalën ...