Google ADS

Trump thotë se pret të paditet në rastin për trazirat në Kongres

17:39 | 18 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se pret të arrestohet nga autoritetet për trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në ndërtesën e Kongresit amerikan, dhe përpjekjet për t’i sfiduar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka thënë se është informuar nga prokurori special Jack Smith, në mbrëmjen e së dielës, se ai është në shënjestër të hetimeve.

Mes tjerash, Trump e ka përmendur se i është thënë të raportojë para një jurie të madhe “që pothuajse gjithmonë nënkupton arrestim apo padi”.

Smith nuk u është përgjigjur kërkesave të mediave për koment.

Nëse konfirmohet, ajo do të jetë padia e tretë për Trumpin lidhur me shkeljet e supozuara penale, përfshirë atyre edhe akuzat e ekipit të Smithit se ish-presidenti nuk i ka menaxhuar mirë dokumentet e klasifikuara.

Trump është akuzuar edhe në Nju Jork për falsifikim të dokumenteve biznesore më 2016, kur e ka bërë një pagesë për të blerë heshtjen e një ylli të pornografisë.

Smith është emëruar prokuror special pak pasi Trump ka konfirmuar se e synon edhe një mandat presidencial në SHBA.

Ekipi i Smithit ka kryer intervista me dhjetëra zyrtarë dhe këshilltarë të administratës Trump, përfshirë ish-nënpresidentin Mike Pence dhe avokatin e Trumpit, Rudy Giuliani.

Në trazirat e janarit të vitit 2021, mbështetësit e ish-presidentit, Donald Trump, e kanë kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 – të cilat i ka fituar presidenti aktual, Joe Biden – dhe kanë hyrë në ndërtesë të Kongresit./rel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme