Google ADS

Trump thotë se nuk mund t’ia heqë sanksionet Koresë së Veriut

19:25 | 7 Qershor 2018
Arbresh.info

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar që takimi i tij me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në Singapor me 12 qershor është gati të mbahet.

Presidenti premtoi se samiti do të jetë më shumë se sa një fotosesion, transmeton portali arbresh.info.

Më tej ai ka thënë se do të ishte e papranueshme nëse Koreja e Veriut nuk pajtohet të çnuklearizohet.

“Ata duhet të denuklearizohen. Nëse nuk e bëjnë këtë nuk do të ishte  e pranueshme. Ne nuk mund t’i heqim sanksionet”, tha Trump para se të hynte në një drekë pune me presidentin japonez Shinzo Abe.

Trump tha se mund të vendoste më shumë sanksione ndaj Koresë së Veriut, por vendosi të mos e bënte atë në këtë kohë dhe shtoi se administrata e tij mund të zbatojë më shumë masa ndëshkuese kundër Phenianit në të ardhmen.

Sipas presidentit amerikan, ai është “shumë mirë” i përgatitur për samitin.

“Unë nuk mendoj se duhet të përgatitem shumë, gjithçka ka të bëjë me qëndrimin”, tha ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme