“Pavarësisht kërkesave, unë nuk kam plane që të takohem me presidentin iranian, Hassan Rohani. Ndoshta në të ardhmen. Jam i sigurt se ai është njeri i dashur”, ka shkruar Trump në një postim në Twitter.
Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Iranit janë përkeqësuar që prej se në muajin maj, presidenti Trump tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore mes Teheranit dhe fuqive botërore. Trump po ashtu urdhëroi rivendosjen e sanksioneve.
Marrëveshja bërthamore e arritur në vitin 2015 i mundësonte Iranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.