Trump thotë se nuk do dhunë dhe se po i bëhet gjueti e shtrigave

17:37 | 12 Janar 2021
Arbresh.info

Ndërsa u largua nga Shtëpia e Bardhë për të udhëtuar në kufirin SHBA-Meksikë, Trump u foli gazetarëve për dramën e fundit në Uashington.

“Ne nuk duam asnjë dhunë,” u tha ai gazetarëve, duke shtuar: “Asnjëherë dhunë, absolutisht asnjë dhunë”, transmeton portali arbresh.info

Ai vazhdoi duke dënuar përpjekjen e fundit të Demokratëve për ta hequr mbi pretendimet se ai u përpoq të nxisë një kryengritje të dhunshme kundër qeverisë së amerikane javën e kaluar.

Përjashtimi, thotë Trump, është një “vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e politikës”.

“Unë mendoj se po i shkakton një rrezik të jashtëzakonshëm këtij vendi dhe po shkakton një zemërim të jashtëzakonshëm”, shton ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme